Zenku: Administratorët e besuar do të jenë pa kompetenca – në Gostivar vendi nuk është vakant

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Nëntor, 2025 12:32 Përditësuar

Zenku: Administratorët e besuar do të jenë pa kompetenca – në Gostivar vendi nuk është vakant

Në emisionin Politica në Tv Globi, ku i ftuar ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, ka komentuar zvarritjen e caktimit të administratorëve të besuar të qeverisë në komunat ku nuk u arrit censusi dhe u krijuan vende vakante të kryetarëve komunalë.

Zenku theksoi se afati ligjor po ecën me shpejtësi dhe se çdo administrator i besuar do të ketë kompetenca shumë të kufizuara.

“Gjashtëdhjetëditëshi për organizimin e zgjedhjeve plotësuese në Gostivar po rrjedh. Ky gjashtëdhjetëditësh po ngushtohet dhe ka filluar numërimi mbrapsht. Qeveria mund të emërojë administrator të besuar, i cili do të ketë ndalesa të theksuara ligjore. Si administrator i besuar i qeverisë, nuk ka kompetenca të plota për të qeverisur me komunën e Gostivarit, e para. E dyta, shpallja e zgjedhjeve sjell ndalesa ligjore për shumë veprimtari të pushtetit lokal”, u shpreh Zenku.

Ai shtoi se një administrator i tillë do të ishte praktikisht i paralizuar në ushtrimin e detyrave.

“I besuari i qeverisë që mund të delegohet në Komunën e Gostivarit do të ishte me duar të lidhura. Nuk do të ketë kompetenca të tjera përveçse të nënshkruajë rrogat dhe ndonjë punë rrjedhëse administrative. Duke nisur nga fakti që nuk ka kompetenca për të bërë punësime, për të hequr nga puna, apo për të bërë investime dhe ndryshime të mëdha. Ndoshta kjo është arsyeja që nuk përshpejtohet procedura. Vjen një kukull – simbolikisht ta quajmë – që nuk do të ketë kompetenca vepruese”, deklaroi ai.

Zenku potencoi se në Gostivar vendi i kryetarit të komunës nuk është vakant, pasi Komuna ka ushtrues detyre të zgjedhur nga Këshilli Komunal.

“Në Gostivar ka një ushtrues detyre dhe vendi i kryetarit të komunës nuk është vakant. Këshilli i Komunës së Gostivarit ka zgjedhur ushtrues detyre para një viti dhe mandati i tij zgjat dy vite, respektivisht deri në zgjedhjen e kryetarit të ri”, shpjegoi Zenku.

Ai theksoi se vendimi është i vlefshëm, pavarësisht se është marrë nga përbërja e kaluar e këshillit.

“Edhe Kuvendi republikan sjell vendime e ligje, dhe ato vlejnë edhe pas mbarimit të mandatit të deputetëve që i votuan. Vendimet janë institucionale dhe nuk lidhen me mandate,” tha Zenku, duke argumentuar se edhe vendimi i Këshillit Komunal të Gostivarit është plotësisht valid. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Nëntor, 2025 12:32 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.