Opozita me akuza të reja për skandalin me programin IPARD 3

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2025 16:12

Opozita me akuza të reja për skandalin me programin IPARD 3

Opozita me akuza të reja për skandalin me programin IPARD 3. LSDM pretendon se Ministria e Bujqësisë nuk u tregon bujqve se sa kohë do të zgjasë pezullimi i këtyre fondeve, pas bllokimit të programit pasi drejtori i Agjencisë pagesore u arrestua për marrje ryshfeti. Ndërsa opozita akuzon për mungesë transparence, nga Qeveria thonë se kjo nuk është e vërtetë dhe paralajmërojnë se Ministria e Bujqësisë, por edhe organet hetimore që tashmë po e udhëheqin rastin për këtë skandal, do ta informojnë me kohë opinionin për rezultatin e procedurës.

“Nuk ka asnjë fjalë për arsyet, nuk ka asgjë për kohëzgjatjen e pezullimit të mjeteve nga IPARD, nuk ka as informatë për hapat e planifikuar për tejkalimin e këtij problemi serioz. Një hiç i madh. Tripunovski dërgon korniza të përgjithshme ligjore, citate nga rregulloret dhe procedura që janë të njohura prej kohësh dhe nuk japin përgjigje për pyetjet kyçe që i preokupojnë bujqit. Ky veprim i paskrupullt është fyerje direkte, tallje me 3.000 biznese të reja, me 10.000 vende të mundshme të reja të punës; ky është nënvlerësim i dëmit prej 130 milionë eurosh”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së:.

“Opozita është ajo që ka funksionuar në mënyrën për të cilën akuzojnë se dikush tjetër vepron, kështu që besoj se po i nxjerrin qëndrimet nga veprimet e tyre të mëparshme. Unë absolutisht e hedh poshtë pretendimin se diçka po fshihet lidhur me këtë procedurë, e dini që ne jemi maksimalisht transparentë, prandaj pres që edhe Ministria e Bujqësisë, por edhe të gjitha organet kompetente që tashmë po udhëheqin procese jashtë ekzekutivit, e që janë organet gjyqësore, të japin informacionet e tyre lidhur me gjendjen”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë. Burimi: Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2025 16:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.