A e dini se Maqedonia e Veriut është ndër vendet me rrezikun më të lartë nga tërmetet në Evropë?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2025 09:38

A e dini se Maqedonia e Veriut është ndër vendet me rrezikun më të lartë nga tërmetet në Evropë?

Modeli i ri sizmik evropian që po qarkullon në rrjetet sociale edhe një herë e konfirmon cenueshmërinë e Ballkanit, ku Maqedonia renditet në kategorinë me rrezikun më të lartë nga tërmetet. Harta e ndan Evropën në tre nivele, zonë të kuqe me rrezik të lartë, portokalli me rrezik të mesëm deri të ulët dhe zonë të gjelbër me rrezik minimal.

Sipas të dhënave të paraqitura, i gjithë Ballkani, përfshirë Maqedoninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë, është vendosur në kategorinë më kritike – zonën e kuqe, së bashku me pjesën perëndimore të Turqisë.

Nga ana tjetër, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Skandinavia, vendet baltike dhe Polonia paraqiten si rajone pothuajse plotësisht të sigurta.

Spanja, Portugalia, Franca, Austria dhe Hungaria hyjnë në zonën portokalli, ndërsa Italia është paraqitur pothuajse tërësisht në të kuqe, çka e veçon si një nga vendet më të ekspozuara ndaj aktiviteteve tektonike. Autorët e hartës theksojnë se një pjesë e të dhënave mund të ketë kufizime, duke pasur parasysh se thyerjet e vjetra apo joaktive nuk paraqiten gjithmonë në mënyrë të saktë.

Megjithatë, kjo vizualizim rikthen në vëmendje nevojën për një qasje serioze ndaj sigurisë sizmike dhe forcimin e standardeve mbrojtëse në Maqedoni dhe në rajon.

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2025 09:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.