Nuk veproi shteti, veproi qytetari: Ylli Paçuku pastron mbishkrimin me gjuhë urrejtjeje te stacioni para “Goce Dellçevit”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2025 09:47

Nuk veproi shteti, veproi qytetari: Ylli Paçuku pastron mbishkrimin me gjuhë urrejtjeje te stacioni para “Goce Dellçevit”

Një mbishkrim me përmbajtje urrejtjeje i vendosur në stacionin e autobusit para konviktit studentor “Goce Delçev” në Shkup ka qarkulluar për disa ditë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime, por jo ndërhyrje institucionale. Aktivisti qytetar Ylli Paçuku vendosi ta marrë vetë iniciativën dhe ta pastrojë mbishkrimin, pasi qyteti nuk reagoi, shkruan Gazeta Flaka

Ky mbishkrim me urrejtje te stacioni i autobusit para konviktit Goce Delçev ka qenë disa ditë duke qarkulluar nëpër rrjete sociale. Prisja ta pastronin, por meqë qëndroi ende, thjesht e pastrova vet,” tha Paçuku në një reagim publik.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë akt heroik, por për një veprim minimal qytetar që duhet ta ndërmarrin të gjithë kur përballen me simbole apo mesazhe që nxisin përçarje.

Nuk është asgjë e madhe, thjesht nuk dua të kaloj çdo ditë në një vend ku edhe vetë kam pritur autobus më herët dhe të shoh fjalë që s’kanë vend në një hapësirë studentore, e as në këtë qytet,” u shpreh ai.

Paçuku pati edhe një mesazh për autorët e mbishkrimeve me gjuhë urrejtjeje.

E sa u përket atyre që i shkruajnë këto… ndoshta është koha të investojnë më shumë te mendja sesa te markerat,” deklaroi ai me ironi.

Ngjarja ka hapur diskutime të reja për mungesën e reagimit institucional dhe për nevojën e një qasjeje më të vendosur ndaj vandalizmit me bazë etnike dhe gjuhës së urrejtjes në hapësirat publike, veçanërisht pranë institucioneve arsimore. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2025 09:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.