Zgjedhjet e përsëritura – lista zgjedhore në shqyrtim publik

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2025 16:41 Përditësuar

Zgjedhjet e përsëritura – lista zgjedhore në shqyrtim publik

Nga nesër, 26 nëntor, fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore për votuesit e regjistruar në katër komunat ku do të përsëriten zgjedhjet për kryetar komune. Votuesit e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushës dhe Qendër Zhupës do të mund të shikojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore nga data 26 nëntor deri më 10 dhjetor.

KSHZ-ja fton të gjithë ata që duan të ndryshojnë të dhënat e tyre, të bëjnë kërkesë në formë elektronike ose në zyrat rajonale të KSHZ-së. Institucioni për organizimin e zgjedhjeve gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të paraqesin personat e afërt të familjes që nuk jetojnë më, për t’i shlyer nga lista zgjedhore.

“Njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së gjatë kohëzgjatjes së shqyrtimit publik do të punojnë çdo ditë, në periudhën nga ora 8 e mëngjesit, deri në ora 20 kurse më datë 10 dhjetor të vitit 2025, deri në ora 24. Gjatë kohëzgjatjes së shikimit publik qytetarët do të mund të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim dhe shlyerje të të dhënave të listës zgjedhore që janë dhënë në shqyrtim publik”, deklaroi për AlsatM Abdush Demiri, nënkryetar i KSHZ-së.

Kujtojmë se në raundin e parë të zgjedhjeve në Gostivar pjesëmarrja ishte 33.31 përqind, në Vrapçisht 25.18 përqind, në Mavrovë dhe Rostushë 30.31 përqind dhe në Qendër Zhupë 21.49 përqind.

Zgjedhjet e përsëritura janë caktuar për 11 janar 2026. Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, nga 22 dhjetori dhe zgjat deri më 9 janar në mesnatë.

Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale, në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ndërsa rrethi i dytë i zgjedhjeve më 2 nëntor.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2025 16:41 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.