Valbon Limani dhe Isen Shabani e kanë përkrahjen e BDI-së

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 12:22

Valbon Limani dhe Isen Shabani e kanë përkrahjen e BDI-së

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbledhjen e mbajtur sot, miratoi vendimin për të ritheksuar mbështetjen e plotë të BDI-së, si pjesë themeluese e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, për kandidatët e këtij koalicioni në zgjedhjet lokale në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit.

Në deklaratën zyrtare pas mbledhjes thuhet se Këshilli i Përgjithshëm konfirmoi mbështetjen unanime për:

  • Valbon Limanin, kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit
  • Isen Shabanin, kandidat për kryetar të Komunës së Vrapçishtit

Këto kandidatura përfaqësojnë seriozitetin, përkushtimin dhe vizionin e koalicionit për zhvillimin e komunave dhe mirëqenien e qytetarëve,” thuhet në kumtesën e BDI-së.

Sipas vendimit, BDI vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve të kaluara “treguan një diferencë të qartë dhe bindëse në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim”, diferencë që, siç theksohet, erdhi si rezultat i “punës së përbashkët, angazhimit në terren dhe mbështetjes së gjerë popullore”. Këshilli thekson se ky avantazh pritet të thellohet në zgjedhjet e ardhshme, falë besimit të qytetarëve.

BDI përsëriti angazhimin për mbështetje të plotë të dy kandidaturave. “Partia do të angazhohet me të gjitha kapacitetet politike, organizative dhe njerëzore për t’i çuar drejt fitores kandidatët në Gostivar dhe Vrapçisht,” theksohet më tej.

Diskutim mbi zhvillimet politike dhe proceset reformuese

Gjatë mbledhjes, Këshilli i Përgjithshëm zhvilloi edhe një diskutim të gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe sfidat reformuese. “BDI riafirmon rolin e saj si faktor stabiliteti dhe partneri kryesor i proceseve euroatlantike,” u theksua në këtë pjesë të diskutimit.

Kongresi i V-të i BDI-së do të mbahet më 20 dhjetor

Një nga pikat qendrore të mbledhjes ishte përgatitja për Kongresin e V-të të BDI-së, të cilin partia e konsideron moment kyç për përcaktimin e drejtimit të ri politik, programor dhe organizativ.

Këshilli miratoi vendimin zyrtar për datën dhe vendin e mbajtjes së Kongresit:

  • E shtunë, 20 dhjetor 2025, ora 13:00
  • Hotel Aleksandar Palace – Shkup

BDI do të intensifikojë aktivitetet organizative në të gjitha nivelet, me qëllim që Kongresi të zhvillohet me transparencë, efikasitet dhe përfshirje të plotë të delegatëve dhe forumeve të partisë,” thuhet në fund të njoftimit.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 12:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.