E thotë Pendarovski: Maqedonia shtet partner në ‘Botën Ruse’
Ish presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nuk ngurroi që të shtjellojë kërcënimin e sigurisë me të cilin ballafaqohet shteti fqinj dhe jo vetëm nga ambiciet imperialiste ruse dhe të atyre në rajon, transmeton Gazeta Metro.
Pendarovski shpjegon se Maqedonia e Veriut tashmë që është hisedar e jo vetëm cak i e synim strategjik për destabilizimin e rajonit nga Rusia. Ai e përshkruan këtë si një korporatë me degët e saj, ky Maqedonia është partner minor rajonal në shërbim të partnerit senior.
“Shkurt dhe qartë. Maqedonia moti është një proksi shtet. Nuk është vetëm një shtet tranziti, apo pranues i propagandës së rrejshme, lajmet e rreme e luftën hibride. Kjo po ndodh në së paku 7 apo tetë vitet e fundit. Pra, nëse e përkufizojmë rolin e shtetit tonë në këtë kanal që nis në Moskë e pastaj përmes proksive rajonal përhapet edhe te të tjerët – ne jemi nënkontraktori i kontraktorit kryesor rajonal të ‘Botës Ruse’”.
Maqedonia e Veriut nën pushtetin e kryeministrit aktual Hristijan Mickoski ka shfaqur tendenca euro-skeptike dhe afërsi me shtete më miqësore me Rusinë. Afërsia me Hungarinë dhe Serbinë është evidente, ashtu siç është edhe retorika revanshiste e orientimit të deritanishëm strategjik nga partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe aleatët e saj.
Parlamenti Europian rishtas në raportin e tyre për progresin e Maqedonisë doli me akuza të rënda për orientimin gjeopolitik ku u theksua përkatësia në ‘Botën Serbe’ – një kopje e imperializmit rus e proklamuar nga aleatë të hapur të saj në Serbi si i sanksionuari Aleksandar Vulin. Politikani serb në Maqedoni të veriut, Ivan Stoilkovic, zëvendës-kryeministër në kabinetin e Mickoskit, kishte shoqëruar Vulin dhe Dodik në vizitat e tyre në Moskë disa herë.
Vet shërbimi i inteligjencës së Maqedonisë së Veriut e konsideronte Ivan Stoilkovic një aset të shërbimeve serbe dhe ruse të inteligjencë duke e vëzhguar në vazhdimësi.
Dodik në mes të Shkupit i kishte ngritur dolli ‘Rusisë vëllazërore’ derisa në krah kishte Mickoskin dhe Stoilkovic. Reagimi i Mickoski ishte i vakët dhe aspak befasues në justifikimin e tij. (gazetametro.net)














