Moti, gjendja e rrugëve dhe pikave kufitare – njoftimet për sot

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Dhjetor, 2025 10:34

Moti, gjendja e rrugëve dhe pikave kufitare – njoftimet për sot

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpakohshme të shiut. Rreshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore, ndërsa në malet më të larta reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë.

Në Shkup, kryesisht me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme dhe erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bjerë deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga sot në mbrëmje, deri në fund të javës, do të pasojë një periudhë me mot kryesisht me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme, të cilat do të jenë më intensive në pjesët perëndimore dhe jugore. Në disa nga malet më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë. Temperaturat minimale do të jenë pozitive kudo.

NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se për shkak të mjegullës së dendur është ulur dukshmëria në rrugën Kodra e Diellit-Tetovë deri në 25 metra, ndërsa në Strazh dukshmëria është ulur në mes 50 dhe 70 metra.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se në disa pjesë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut, të cilat hiqen rregullisht.

U bëjnë thirrje shoferëve që të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Dhjetor, 2025 10:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.