Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut gjendet e vdekur në Itali, bashkëshorti dyshohet si autor

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 3 Dhjetor, 2025 22:21

Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut gjendet e vdekur në Itali, bashkëshorti dyshohet si autor

Një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në një banesë në provincën e Ankonës në Itali, ku dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në kërkim.

Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm.

Viktima quhej Sadjide Muslija dhe gjatë vitit të fundit kishte raportuar disa herë për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Alarmimi u bë nga punëdhënësi i gruas, pasi ajo nuk ishte paraqitur sot në punë. Më pas, forcat e karabinierisë ndërhynë në banesën e saj, ku e gjetën të shtrirë në shtrat, e vdekur dhe me shenja të dukshme dhune brutale.

Burri, i cili tani po kërkohet nga autoritetet me akuzën e feminicidit, ishte arrestuar edhe në prill të këtij viti pas një tjetër episodi dhune ndaj gruas.

Në atë rast, duke e akuzuar për një tradhti të supozuar, ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Ajo kishte rrëfyer se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.

Pas vetëm tre muajsh, në korrik, Nazif Muslija pranoi një marrëveshje dënimi dhe, pas lirimit të tij, çifti ishte kthyer të jetonte sërish bashkë.( Burimi: Panorama)

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 3 Dhjetor, 2025 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.