Vendosën pajisjet që do të matin zhurmën

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 3 Dhjetor, 2025 22:32

Vendosën pajisjet që do të matin zhurmën

Komuna Qendër në Shkup ka nisur zbatimin e një sistemi inteligjent për matjen dhe mbikëqyrjen e zhurmës në zonat më problematike, ku qytetarët kanë paraqitur më shumë ankesa – përreth lokaleve të gastronomisë, rrugëve me qarkullim të dendur dhe hapësirave publike, përcjell TV21. Sistemi i ri mundëson matje të vazhdueshme të nivelit të zhurmës në kohë reale dhe dërgon alarm sa herë që tejkalohet limiti i lejuar.

Deri tani janë instaluar 19 pajisje në disa lokacione në Debar Maallo, në rrugët Orce Nikollov, Miroslav Krlezha dhe Oton Zhupançiç, si edhe në zonat Boemska 1 dhe Boemska 2.

Kryetari i Komunës, Goran Gerasimovski, theksoi se vendosja e 30 njësive matëse ka nisur sipas programit të premtuar.

“Sensorët do të monitorojnë vazhdimisht zhurmën dhe do të alarmojnë kur të tejkalohet niveli i lejuar. Kjo na mundëson të identifikojmë pikat më kritike dhe u siguron inspektorëve tanë material për veprim”, deklaroi ai.

Deri në fund të vitit pritet të instalohen pajisje të reja në rrugën Leninova, në lagjet Kapishtec dhe Bunjakovec, në Kej “13 Nëntori”, pranë Stacionit të Vjetër të Trenit dhe në zonën e Kalasë, duke zgjeruar edhe më tej rrjetin e matjes.

Nga Komuna sqarojnë se kjo është vetëm faza e parë e projektit, i cili do të vazhdojë me vendosje shtesë të pajisjeve dhe përmirësim të softuerit për monitorimin e decibelëve, me qëllim uljen e zhurmës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në mjedisin urban.

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 3 Dhjetor, 2025 22:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.