Itali, pasi vra gruan gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari nga Debreshi i Gostivarit

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2025 22:12

Itali, pasi vra gruan gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari nga Debreshi i Gostivarit

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan e tij, Sadjide Muslija në Ankona të Italisë, është gjetur i plagosur rëndë, dhe sipas autoriteteve dyshohet për një tentativë vetëvrasje. Mësohet se Muslija kishte tentuar të vetëvritej, por u gjet rreth orës 16:30 nga një gjuetar, i cili i ofroi ndihmë dhe dha alarmin. Zyra e Prokurorit të Ankonës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe do të kryejë autopsi mbi trupin e gruas.

Pas një dite hetimesh, karabinierët e Seksionit të Hetimeve Mjekësore u kthyen në shtëpinë ku gruaja u gjet e vrarë me goditje të forta në kokë dhe gjoks për të kërkuar gjurmë dhe objektin që dyshohet se u përdor në vrasje.

Sipas mediave italiane, viktima u gjet dje, në shtëpinë me shenja të dhunës brutale në kafkë. Nazif Muslija, i cili më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas së tij me një sëpatë, thuhet se është larguar me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk ka qenë i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm.

Lexo edhe: Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut gjendet e vdekur në Itali, bashkëshorti dyshohet si autor

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2025 22:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.