Pendimi për mospërdorimin e flamurit shtetëror në festimet për 28 nëntorin, nuk e shpëtoi kreun e Strugës, Mendi Qyra. Policia në Strugë dorëzoi kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër Komunës së Strugës dhe kryetarit të saj Mendi Qyra për një vepër të kryer në kundërshtim me nenin 6, dhe të dënueshme sipas nenit 11 të Ligjit për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të policisë, të pandehurit, si organizatorë të një eventi me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, në rrugën Marshall Tito në Strugë, nuk e shfaqën ose vendosën flamurin shtetëror. Nëse ngrihet procedura, komuna e Strugës do të gjobitet nga 30 mijë deri në 200 mijë denarë, ndërsa kreu i komunës, Mendi Qyra do të duhet të paguajë gjobë nga 10 mijë deri në 30 mijë denarë si person përgjegjës.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
5 Dhjetor, 2025 21:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.