Ministria e Kulturës dhe Turizmit përpjeston shqiptarët me Zero

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2025 22:28

Ministria e Kulturës dhe Turizmit përpjeston shqiptarët me Zero

Nëse gjatë gjithë këtyre viteve lista me çmime shtetërore monoetnike nuk është përmirësuar me data apo emra të rëndësishëm nga kultura jomaqedonase, modeli monoetnik ka zbritur edhe tek anëtarësia e këshillave që përzgjedhin fituesit e cmimeve shtetërore. Mes dymbëdhjetë emrave të përzgjedhur si anëtarë të Këshillit për dhënien e çmimit “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin” nuk figuron asnjë shqiptar. Ky është vendimi që ka marrë Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërimeve në seancën e fundit, pas shkarkimit mes të tjera të tre anëtarëve shqiptarë dhe përzgjedhjes së kandidaturave të reja.

Çmimi shtetëror “Mito Haxhi Vasiliev” (që nga viti 1969) jepet për arritje në fushën e publicistikës dhe gazetarisë dhe brenda një viti mund të jepen maksimumi dy çmime. Konkursi zgjat nga 1 deri më 31 tetor, ndërsa ceremonia e akordimit bëhet më 21 dhjetor në Parlament. Mes anëtarëve të këshillit, ashtu si edhe në këshilla të tjerë, kanë figuruar mbi dy apo tre anëtarë shqiptarë, kryesisht emra në njohur në gazetari dhe publicistikë.

Në vitin 2019 nuk u bë ndarja e çmimit për arritje në publicistikë “Mito Haxhi Vasiliev”, pasi këshilli  nuk arriti shumicën e domosdoshme të votave për t’u shpallur fitues, mes dy kandidaturave shqiptar dhe maqedonas. Përbërja e fundit e Këshillit që u shkarkua më 2 nëntor, u zgjodh nga Komisioni parlamentar i emërimeve në vitin 2021. Reagime në komisionin parlamentar ka pasur nga deputetja Ilire Dauti e cila ka kërkuar që të rishqyrtohet vendimi dhe ka kritikuar mosprezencën e deputetëve të tjerë shqiptarë.

“Në listën e kryetarit dhe anëtarëve të shkarkuar shoh që ka pasur 3 shqiptarë, ndërsa tek emërimet asnjë. Mendoja se këtë çështje e kishit rregulluar me anëtarët e VLEN, po asnjë prej tyre nuk është prezent dhe e paskan lënë në duart tuaja. Kur fati i qytetarëve lihet kështu është normale që të gjendemi në këtë situatë. Ju lutem ta rishqyrtoni vendimin se nuk më duket aspak e drejtë që të mos kemi asnjë shqiptar”, ka thënë ndër të tjera Dauti gjatë seancës së Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. 

Një tjetër trup i formuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit – Këshilli për Turizmin me në krye biznesmenin Kristijan Xhambazovski. Ggjatë prezantimit dje nga ministri Zoran Ljutkov, nuk figuronte asnjë shqiptar. Këshilli përbëhet nga përfaqësues të shoqatave turistike, institucioneve të arsimit të lartë, dhomave të tregtisë, si dhe ekspertë në fushën e marketingut, menaxhimit strategjik dhe turizmit.

Kryetari Këshillit prezantoi Projekt-Programin për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit për vitin 2026, një dokument që përfshin aktivitete prioritare, strategji marketingu, promovim ndërkombëtar, zhvillim të produkteve turistike tematike, përmirësim të infrastrukturës turistike dhe forcim të kapaciteteve të destinacioneve lokale.

Me themelimin e Këshillit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit forcon mbështetjen institucionale për sektorin e turizmit dhe krijon kushte për një pozicionim të integruar, konkurrues dhe të qëndrueshëm të vendit tonë në hartën turistike ndërkombëtare. Gazeta Koha

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2025 22:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.