MPB ende nuk kanë dhënë përgjigje për protestën në Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2025 12:31 Përditësuar

MPB ende nuk kanë dhënë përgjigje për protestën në Shkup

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, tha se për kërkesat e domosdoshme për mbarëvajtjen e protestës së radhës e cila do të mbahet në Shkup më 13 dhjetor, autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje për një gjë të tillë.

“Fatkeqësisht deri më dje nuk kemi marrë përgjigje nga Shkupi zyrtar për shfrytëzimin e hapësirës publike, kërkesën që e kemi bërë. Po presim, po besojmë që deri në atë kohë kemi për të marrë përgjigje nga ta”, u shpreh ai në konferencën për media.

Për deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk e mbështet këtë protestë, Syla tha se OVL-UÇK nuk i ka bërë ftesë Mickoskit për të marrë pjesë në këtë protestë.

“Këto deklarata nuk tregojnë unitet, por më shumë përçarje, prandaj për neve kanë qenë të papranueshme. Asnjëherë nuk kemi qëllim të ndikojmë në politikat e tyre të brendshme atje”, tha ai.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2025 12:31 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.