VLEN i del në krah Mickoskit, UÇK-së i kthen shpinën

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2025 22:51

VLEN i del në krah Mickoskit, UÇK-së i kthen shpinën

Editorial Flaka

Ndërsa veteranët e UÇK-së kërkojnë drejtësi për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë, VLEN i bashkohet narrativës së Mickoskit duke e refuzuar protestën e 13 dhjetorit. Ishte vetë Mickoski ai që foli një ditë më parë në emër edhe të VLEN-it, duke theksuar se ai vetë nuk e mbështet këtë protestë, dhe, sipas tij, as VLEN-i nuk besoj se e mbështet. I menjëhershëm ishte pohimi i fjalëve të Kryeministrit nga vetë VLEN, duke dalë kundër protestës. Në vend që të qëndrojnë me qytetarët dhe me të vërtetën historike, ata zgjedhin të akuzojnë për “manipulim” e “improvizim”, duke u fshehur pas fjalëve për diplomaci.

Kujdesin për ndjenjat e shqiptarëve VLEN nuk po e mban vetëm as në deklarata, por edhe me veprime, si gjithmonë, po i bindet vijës së VMRO-së. Kur vjen momenti për t’u rreshtuar përballë padrejtësisë, mungesa e tyre bërtet më fort se propaganda: VLEN sot u pozicionua kundër protestës, kundër UÇK-së.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2025 22:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.