Snopçe: AKI vazhdon përderisa të hapim negociatat për anëtarësim në BE!
“AKI vazhdon përderisa, minimumi të hapim #negociatat për anëtarësim në BE”, kështu tha deputeti i ASH-Taravari, Halil Snopçe në Click Plus në T21 dhe shtoi se, edhe në zgjedhjet e janarit për dy komuna do të garojnë si AKI.
Snopçe tutje shtoi se ende nuk është diskutuar nëse do të bëhet një Grup Parlamentar si AKI.
Ndryshimet kushtetuese, Snopçe: Me to hapen shtigjet e perspektivës, por Maqedonia nuk e bën hapin e parë!
Deputeti i ASH-Taravari, Halil Snopçe tha se duhet bërë ndryshimet kushtetuese dhe të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, që siç tha, me ndryshimet kushtetuese hapen edhe shtigjet e perspektivës., përcjell TV21.
Snopçe tha se duhet bërë hapi i parë, gjë që sipas tij, Maqedonia nuk po e bën.
“Bëni ndryshimet kushtetuese, nisi negociatat dhe më pas hapen shtigjet e perspektivës. Më pas nëse konstaton se mund të ketë kushtëzime të tjera dhe presione të tjera, mund të heqësh dorë. Mos i hap kapitujt e tjera, por këto nuk e bëjnë hapin e parë”, tha Snopçe.














