Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2025 21:33 Përditësuar

Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve

Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Selimi, tha sot se “mbrojtja e të gjithë prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë” dhe transparenca do të jenë prioritetet e mandatit të tij.

Selimi u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë, pasi mori mbështetje unanime nga kolegët e tij, me propozimin e Zorica Pavloviq.

Në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve, Selimi trajtoi prioritetet e mandatit të tij, duke theksuar mbrojtjen e prokurorëve publikë dhe vendimmarrjen kolektive.

Zgjedhja e Selimit vjen në ditën kur Qeveria miratoi propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski.

“I falënderoj kolegët e mi për mbështetjen e tyre unanime, përparësia për mua është se kam qenë edhe zëvendës, vazhdimisht, dhe vendimet merren gjithmonë kolektivisht. Do të angazhohem që të gjithë prokurorët publikë në Republikën e Maqedonisë të jenë të mbrojtur në çdo kuptim”, deklaroi Kryetari i ri i Këshillit.

Ndërkohë ish shefi i prokurorisë së lartë, Mustafa Harjullahu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurorit të lartë. Informacionin për Alsat e ka konfirmuar vetë Hajrullahu duke shtuar se ka kërkuar vetë ai nga Këshilli i Prokurorëve t’i ndërpritet mandati. Këshilli e ka konstatuar sot dorëheqjen e tij.

Së fundi ai ka qenë i suspenduar nga pozita e prokurorit dhe shefit të prokurorisë së lartë si pasojë e pesë akuzave që rëndojnë ndaj tij për “maltretim në vendin e punës” dhe “shpërdorimi i detyrës zyrtare”. Akuzat ndaj tij Hajrullahu i kishte cilësuar si tendencioze dhe me motive politike. Gazeta Flaka

196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2025 21:33 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?