Arrestohet personi që ndërhyri me dhunë në redaksinë e “Infomaks” gjatë transmetimit live
Policia ka arrestuar personin G.S. (43) nga Shkupi, i cili mbrëmjen e djeshme hyri me forcë në redaksinë e portalit “Infomaks” gjatë transmetimit të një emisioni live, trasmeton Gazeta Flaka
Sipas njoftimit zyrtar të MPB-së, arrestimi është kryer menjëherë pas marrjes së denoncimit më 10.12.2025, në orën 23:45, nga gazetari A.M., i cili ka raportuar në SPB Shkup se një person kishte hyrë me dhunë në objektin e redaksisë, të vendosur në rrugën “Vostaniçka”, duke dëmtuar dy dyer dhe duke penguar transmetimin e emisionit, në të cilin i ftuar ishte ish-kryetari i komunës S.J., ndërsa në studio ishin të pranishëm edhe moderatori M.M. dhe kameramani.
Më vonë, nga policia është konstatuar se bëhet fjalë për një person me probleme shëndetësore, i cili edhe më herët kishte qenë i shoqëruar në Spitalin Psikiatrik të Bardovcëve.
MPB njofton se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj G.S. do të ngritet padi penale me procedurë të shpejtë.
Në njoftimin e saj, Ministria e Brendshme thekson:
“MPB edhe në të ardhmen do të sanksionojë shpejt dhe pa selektim çdo rast të sulmeve ndaj gazetarëve apo çdo shkelje tjetër të rendit dhe qetësisë publike, dhe ndaj autorëve do të ngriten padi përkatëse.”
Rasti ka ngjallur reagime të gjera në opinion, duke rikthyer në fokus çështjen e sigurisë së gazetarëve dhe të redaksive mediatike.
Lexo edhe:
















