Shilogov për rastin e Koçanit: Si mundet që licenca e vitit 2013 të ketë fuqi juridike në vitin 2025?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Dhjetor, 2025 17:59

Shilogov për rastin e Koçanit: Si mundet që licenca e vitit 2013 të ketë fuqi juridike në vitin 2025?

Aktakuza është një pamflet i thjeshtë, ndërsa teoria e kauzalitetit është një marrëzi e madhe. Kështu deklaroi në fjalën hyrëse Petre Shilegov, avokat i të akuzuarit Shefket Haziri, i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë në rastin e tragjedisë në Koçan. Ai akuzoi për selektivitet në procedurë dhe për mospërputhje logjike në aktakuzë. Licenca lëshohet çdo vit dhe me këtë ndërpritet vlefshmëria e asaj paraprake, prandaj ajo e vitit 2013 nuk mund të ketë fuqi juridike për funksionimin e disko-klubit, tha Shilegov.

 “Prokuror, nëse ju na thoni se ka pasur neglizhencë, çfarë keni bërë ju 13 vjet në Koçan? Çfarë keni bërë? Nëse e pranojmë teorinë tuaj, atëherë prokurori duhej ta dëgjonte, e jo ta lexonte aktakuzën. Mendoj se Prokuroria duhet ta tërheqë lëndën dhe ta përpunojë me cilësi”, tha Petre Shilegov – avokat.

Në fjalën e tij, Elenko Milanov, avokat i Zoran Nikollovskit, ish–i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, tha se Nikollovski në vitin 2013, kur ishte bërë kërkesa për licencë, kishte kërkuar mendim nga Inspektorati Shtetëror i Tregut nëse ishin plotësuar kushtet. Herën e parë, ISHT kishte dhënë përgjigje negative, pas së cilës Nikollovski e kishte refuzuar licencën. Pas kërkesës së dytë ai mori përgjigje pozitive nga ISHT dhe më pas u dha pëlqimi për plotësimin e kushteve.

 “Nuk ishte i obliguar të kërkonte procesverbal nga ISHT. E kërkoi vetë. Cila është përgjegjësia penale ose lidhja kauzale midis këtij veprimi të Zoran Nikollovskit dhe ngjarjes së vitit 2025, këtij zjarri?”, u shpreh Elenko Milanov – avokat.

Në procesin e sotëm gjyqësor, përveç për Hazirin dhe Nikollovskin, fjalë hyrëse dhanë edhe mbrojtësit e Bekim Haxhiut, Arlinda Kasapit dhe Razmena Çekiç Duroviqit, të gjithë të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë. Fjalë hyrëse dhanë edhe mbrojtësit e inspektorëve të tregut — Mile Ampov, Blashka Evtimova, Vesna Kuzmanovska dhe Emil Mitev — si dhe i akuzuari Aleksandar Nacev, pronar i agjencisë së sigurimit “Rubikon”.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Dhjetor, 2025 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.