Ndahet nga jeta Dr. Ferit Sadiku, ngushëllime familjes së të ndjerit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Dhjetor, 2025 01:08 Përditësuar

Ndahet nga jeta Dr. Ferit Sadiku, ngushëllime familjes së të ndjerit

Me dhembje të thellë u njoftua lajmi për ndarjen nga jeta të Dr. Ferit Sadikut, kardiologu i parë në Gostivar, ish-deputet dhe Qytetar Nderi i qytetit. Ai do të mbahet mend për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në shëndetësi dhe shoqëri.

Valdet Xhaferi, kryetar i komunës së Gostivarit, deklaroi:
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Ferit Sadikut – kardiologu i parë, ish-deputet dhe Qytetar Nderi i Gostivarit. Ai do të kujtohet për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e çmuar ndaj shëndetësisë dhe shoqërisë sonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij. Zoti e mëshiroftë dhe i faltë Xhenetin. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën.”

Edhe Valbon Limani shprehu trishtimin e tij:
“Lajmi për ndarjen nga jeta të Dr. Ferit Sadikut ka trishtuar sot qytetin tonë. Axha Ferit ishte kardiologu ynë i parë, ish-deputet dhe Qytetar Nderi i Gostivarit. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij! Zoti i faltë Xhenetin.”

Arben Taravari shtoi:
“Doktor Ferid Sadiku ka ndërruar jetë. Ai ishte kardiologu i parë në Gostivar, një njeri i jashtëzakonshëm që ndihmoi mijëra vetë. Në vitin 2021 u shpall Qytetar Nderi i Gostivarit dhe sot i japim lamtumirën me nderimet që i bëhen një Qytetari Model! Lamtumirë i dashur Dr. Ferid… sot i bashkohesh babës tim, me të cilin ishit aq të ngushtë në këtë jetë, tash jeni në Përjetësi.”

53
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Muftinia e BFI-së në Gostivar u shpreh me këto fjalë:
“Të All-llahut jemi dhe vetëmse tek Ai është kthimi jonë! Sot, me dhembje të thellë, por me besim të fuqishëm në Zot, u nda nga jeta Dr. Ferid Sadiku, një ndër mjekët më të njohur të vendit tonë dhe më gjerë, kardiologu i parë shqiptar dhe ish-deputet i Kuvendit. Në emër të Muftinisë së BFI-Gostivar, Muftiut të saj H. Sabahudin ef. Zendeli, nëpunësve fetarë dhe mbarë besimtarëve të territorit të saj, lusim All-llahun xh.sh. që merhumin ta gradojë me Xhennet, familjes dhe të afërmve t’ju jep durim të pashoq. All-llahu e shpërbleftë me mirësitë e Ahiretit!”

Nga Spitali i Gostivarit, në emër të drejtorit, Sub.Spec. Emri Bajrami, dhe të gjithë të punësuarve, shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjes për ndarjen nga jeta të Dr. Ferid Sadikut, kardiolog i njohur dhe koleg i nderuar.

“Sot ka ndërruar jetë një mjek i përkushtuar, profesionist i dalluar dhe humanist i madh, i cili me punën dhe përkushtimin e tij dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Spitalin e Gostivarit dhe për qytetarët e Gostivarit me rrethinë. Dr. Ferid Sadiku do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, dijen dhe përkushtimin e tij ndaj pacientëve dhe kolegëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të, përfundon ngushëllimi.

Ngushëllime të sinqerta i shpreh edhe redaksia e Flaka:
“Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë qytetarëve të Gostivarit për humbjen e një figure kaq të shquar të mjekësisë dhe shoqërisë sonë.”

Dr. Ferit Sadiku do të mbahet mend si një figurë e shquar në shëndetësi, si profesionist i palodhur dhe qytetar i përkushtuar ndaj komunitetit të tij. Gazeta Flaka

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Dhjetor, 2025 01:08 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
53
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?