Alarm për prindërit: Rritje e rasteve të gripit te fëmijët, paralajmërojnë mjekët

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Janar, 2026 21:35

Alarm për prindërit: Rritje e rasteve të gripit te fëmijët, paralajmërojnë mjekët

Në prag të nisjes së gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjekët paralajmërojnë për një rritje të ndjeshme të rasteve të gripit te fëmijët. Gjatë dy javëve të fundit, numri i të infektuarve është dyfishuar, ndërsa përhapja më e madhe vërehet te fëmijët mbi 5 vjeç. Fëmijët nën dy vjeç janë më të rrezikuar nga komplikimet e gripit.

Mjekët theksojnë se përdorimi i antibiotikëve është i gabuar dhe i rrezikshëm, pasi ata nuk veprojnë ndaj viruseve dhe përdorimi i panevojshëm mund të dobësojë imunitetin dhe të dëmtojë organizmin e fëmijës.

Këshilla për prindërit:

  • Fëmijët me simptoma të gripit të mos dërgohen në shkollë.
  • Siguroni ushqim të pasur me vitamina dhe hidratim të mjaftueshëm.
  • Ruani higjienën personale dhe shmangni ambiente të mbipopulluara si qendrat tregtare dhe këndet e lojërave.
  • Bëni ajrosje të rregullt të ambienteve, si në shtëpi ashtu edhe në shkollë.

Mjekët kujtojnë se trupi i fëmijës ka nevojë të përballet fillimisht me infeksionin viral dhe se antibiotikët duhet përdorur vetëm pas vlerësimit të mjekut dhe testeve për infeksion bakterial.

Flaka

195
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Janar, 2026 21:35

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
195
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?