Policia ende në kërkim të Sait Saitov pas aksidentit tragjik në Kapishtec

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Janar, 2026 21:53

Policia ende në kërkim të Sait Saitov pas aksidentit tragjik në Kapishtec

Policia e Shkupit po vazhdon kërkimin e 18-vjeçarit Sait Saitov, i cili goditi për vdekje një grua 79-vjeçare në Kapishtec, duke kaluar me shpejtësi mbi të lejueshmen dhe pa patentë shoferi. Pas aksidentit, Saitov u largua nga vendi me ndihmën e dy personave të tjerë, të cilët tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Ministria e Brendshme njofton se nuk ka ende informacion për vendndodhjen e Saitovit, por është në bashkëpunim të ngushtë me INTERPOL-in dhe shërbimet e tjera të sigurisë rajonale.

Rasti i Saitovit është pjesë e një serie të arratisurish nga drejtësia në vend. Autoritetet ende kërkojnë figura të njohura si:

  • Ramzi Miftari, i dënuar me 10 vjet burg për aksidentin në Llaskarcë ku humbën jetën 10 persona,
  • Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër, i dyshuar për krime të rënda me tenderë në Lotarinë shtetërore,
  • Përparim Bajrami, ish-drejtor i Lotarisë, i dyshuar në të njëjtën çështje,
  • Vasko Kovaçevski, i dyshuar kryesor në rastin “Aditiv” për abuzime të rënda tenderësh në REK Manastir.

Autoritetet hetimore theksojnë se për më shumë se një vit publiku nuk ka pasur informacione zyrtare për vendndodhjen e këtyre personave, të cilët dyshohen për krime me vlera miliona denarësh.

Flaka

195
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Janar, 2026 21:53

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
195
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?