Reshjet e borës paralizojnë qarkullimin drejt disa fshatrave të Shkupit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Janar, 2026 16:51

Reshjet e borës paralizojnë qarkullimin drejt disa fshatrave të Shkupit

Reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar probleme serioze në disa fshatra malorë të Shkupit, të cilët vazhdojnë të mbeten të bllokuar për shkak të rrugëve të papastruara. Si pasojë, transporti publik i Shkupit sot nuk ka qarkulluar drejt fshatrave Rashçe, Nikishtan, Koliçani i Poshtëm, Sushicë dhe Bllacë.

Banorët e fshatit Rashçe kanë deklaruar më herët për Alsat se, për të kryer obligimet e përditshme dhe për t’u mundësuar nxënësve ndjekjen e mësimit, janë të detyruar të gjejnë alternativa të tjera udhëtimi, për shkak të mungesës së transportit publik.

Sa i përket rrugëve shtetërore, nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAM) njoftojnë se të gjitha akset janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Megjithatë, për shkak të reshjeve të borës, shoferëve u rekomandohet drejtim i kujdesshëm.

Nga LAM bëjnë të ditur se ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe po vazhdojnë pastrimin e borës me mekanizmin e tyre.

“Në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike ‘Rrugët Shtetërore’ dhe Ministrinë e Transportit, po zhvillohen aktivitete të koordinuara për të siguruar qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë të trafikut. Rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, respektimi i sinjalistikës rrugore dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës”, thuhet në njoftimin e LAM.

Ndërkohë, sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), për shkak të kushteve atmosferike, pa energji elektrike kanë mbetur banorët e fshatit Ilino, në komunën e Demir Hisarit. Ekipet e EVN-së tashmë ndodhen në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit, ndërsa rrugët që çojnë drejt fshatit janë duke u pastruar.

komunën e Kërçovës, disa akse rrugore drejt fshatrave malore ende po pastrohen dhe pritet që gjatë ditës së sotme të bëhen plotësisht të kalueshme. Në rrugën rajonale Krushevë – Pusta Rekë po zhvillohen ndërhyrje për pastrim, ndërsa kjo rrugë aktualisht është e kalueshme vetëm për automjete terreni dhe automjete të pajisura me pajisje dimërore.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje shiu, ndërsa në zonat më të larta priten edhe reshje bore. Në Shkup, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -4°C, ndërsa ato maksimale të arrijnë deri në 8°C.

Flaka

195
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Janar, 2026 16:51

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
195
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?