Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Maqedoninë e Veriut: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, koha për barazi reale dhe model të ri politik

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2026 21:13

Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Maqedoninë e Veriut: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, koha për barazi reale dhe model të ri politik

Një çerek shekulli pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zbatimi i saj mbetet i pjesshëm dhe i kushtëzuar nga vullneti politik i shumicës, vlerëson Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ka ardhur koha për barazi reale dhe rikonceptim të modelit politik të shtetit, shkruan Gazeta Flaka

Sipas Këshillit, Marrëveshja e Ohrit, e arritur pas konfliktit të armatosur dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar, ishte menduar si bazë për ndërtimin e një shteti realisht multietnik dhe për avancimin e të drejtave politike, kulturore dhe ekonomike të shqiptarëve.

“Sot, 25 vjet më vonë, bëhet e qartë se zbatimi i MKO-së ka qenë i zvarritur, selektiv dhe shpesh i kushtëzuar nga vullneti politik i shumicës. Zvarritja nuk mund të trajtohet si proces natyror, pasi marrëveshja kishte afate të qarta dhe qëllime konkrete”, thuhet në reagimin e Këshillit.

Këshilli vlerëson se përparimet e arritura nga shqiptarët ndër vite janë zbehur nga regresi politik dhe vetëkënaqësia e elitave, ndërsa kërkesat e vazhdueshme për “më shumë kohë” nga pala maqedonase kanë reduktuar peshën substanciale të Marrëveshjes së Ohrit.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike, Këshilli shpreh shqetësim për ardhjen në pushtet të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e vitit 2024.

“Retorika etnocentrike e qeverisë aktuale përfaqëson një regres të rrezikshëm politik, cenon frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe minon harmoninë ndëretnike. Ky mentalitet krijon terren për ndikime destabilizuese nga jashtë, veçanërisht ato pro-serbe të mbështetura nga strategjitë ruse në rajon”, thekson Këshilli.

Sipas tyre, shqiptarët nuk duhet të pranojnë më rolin e faktorëve dekorativë në qeverisje, ndërsa barazia nuk mund të trajtohet si kompromis politik, por si e drejtë kushtetuese.

“Për më shumë se dy dekada, shteti herë sillet si i të gjithëve e herë si pronë e një etnie të vetme. Ky model ka prodhuar pasiguri politike dhe mosbesim shoqëror. Prandaj, është koha për një debat serioz mbi modele të reja politike që garantojnë barazi reale dhe stabilitet afatgjatë”, thuhet më tej.

Në këtë kontekst, Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Maqedoninë e Veriut njofton se synon ndërtimin e një zëri të organizuar dhe me ndikim ndërkombëtar për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, përmes angazhimit strategjik në Shtetet e Bashkuara.

“Qëllimi ynë është të kontribuojmë në ndërtimin e një Maqedonie të Veriut demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, duke bashkëpunuar me aktorë relevantë në politikëbërjen amerikane”, thekson Këshilli.

Aktualisht, Këshilli bën të ditur se po bashkëpunon me organizata të konsoliduara në SHBA, përfshirë Albanians for America (AFA), dhe mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjitha organizatat që promovojnë çështjen shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2026 21:13

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?