Real Madrid po planifikon një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës, pasi synon të transferojë një mesfushor të klasit botëror, raporton e përditshmja spanjolle Marca.
Sipas raportimit, drejtuesit e klubit madrilen e kanë vendosur përforcimin e mesfushës si prioritet kryesor, me qëllim që të rritet konkurrenca dhe cilësia në repartin më kyç të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Edhe pse Marca nuk përmend emra konkretë, theksohet se Real Madridi po ndjek disa profile elitare që aktivizohen në kampionatet më të forta evropiane dhe që kanë eksperiencë në nivelet më të larta të futbollit.
Klubi synon të ndërtojë një mesfushë edhe më dominuese, duke kombinuar talentin e lojtarëve të rinj me përvojën e një lideri të konfirmuar ndërkombëtar.
Prurja e re pritet të luajë rol kyç në projektin afatgjatë të klubit dhe të ndihmojë Real Madridin në objektivat madhorë, si në LaLiga ashtu edhe në Champions League.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Janar, 2026 18:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.