Studimi: Personat që rrinë zgjuar natën kanë rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Janar, 2026 18:07

Studimi: Personat që rrinë zgjuar natën kanë rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës

Personat që qëndrojnë zgjuar deri vonë natën, të njohur si “night owls”, mund të kenë shëndet më të dobët të zemrës krahasuar me ata që zgjohen herët në mëngjes, sugjeron një studim i ri i cituar nga NBC News.

Sipas studimit, rreziku është më i theksuar te gratë, megjithatë ekspertët theksojnë se zakonet e shëndetshme të jetesës mund ta ulin ndjeshëm këtë rrezik.

Hulumtimi, i publikuar në Journal of the American Heart Association, analizoi të dhënat e rreth 323 mijë të rriturve nga databaza UK Biobank, me një moshë mesatare prej 57 vjeç. Pjesëmarrësit u klasifikuan sipas kronotipit: 24 për qind ishin “persona të mëngjesit”, 8 për qind “persona të natës”, ndërsa pjesa më e madhe bënte pjesë në një grup të ndërmjetëm.

“Hulumtimet po tregojnë gjithnjë e më shumë se kur ora jonë e brendshme biologjike nuk përputhet me oraret e përditshme, kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin kardiometabolik”, tha autorja kryesore e studimit, Sina Kianersi nga Brigham and Women’s Hospital dhe Harvard Medical School.

Shëndeti i zemrës u vlerësua përmes sistemit “Life’s Essential 8” të Shoqatës Amerikane të Zemrës, i cili përfshin faktorë si gjumi, pesha trupore, ushqimi, sheqeri në gjak, tensioni, yndyrat në gjak, pirja e duhanit dhe aktiviteti fizik. Mesatarja e pikëve ishte 67.4, ndërsa gratë shënuan rezultate më të mira se burrat.

Krahasuar me grupin e ndërmjetëm, “night owls” kishin 79 për qind më shumë gjasa për shëndet të dobët të zemrës dhe 16 për qind rrezik më të lartë për infarkt ose goditje në tru. Te personat që zgjohen herët në mëngjes nuk u vu re rritje e rrezikut.

“Nuk është vetëm kronotipi që ndikon, por profili i përgjithshëm i shëndetit kardiovaskular, i cili te personat e natës shpesh është më i dobët”, shpjegoi Kianersi.

Ekspertët theksojnë se gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin e zemrës. “Gjatë gjumit, trupi hyn në procese fiziologjike që ndihmojnë në rigjenerimin e indeve dhe rivendosjen e trurit”, tha doktoresha Maha Alattar.

Ndërkohë, kardiologu Shady Abohashem nga Massachusetts General Hospital vlerëson se lidhja mes kronotipit të natës dhe shëndetit të zemrës është “modeste, jo dramatike”.

“Të qenit ‘night owl’ nuk do të thotë se zemra juaj është e dënuar”, theksoi ai.

Ekspertët këshillojnë 7–8 orë gjumë në natë, ndalim të duhanit, aktivitet fizik gjatë ditës, shmangie të ushqimit para gjumit dhe ekspozim ndaj dritës natyrale në mëngjes. Ata theksojnë se të qenit më aktiv natën nuk është sëmundje, por një ritëm biologjik ndryshe.

Flaka

196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Janar, 2026 18:07

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?