Zelensky: Nuk ka marrëveshje armëpushimi për objektet energjetike

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Janar, 2026 18:01

Zelensky: Nuk ka marrëveshje armëpushimi për objektet energjetike

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje zyrtare për armëpushim sa i përket sulmeve ndaj objekteve energjetike mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas Zelenskyt, vendimi që Ukraina e sheh si një “mundësi” dhe jo si një marrëveshje të plotë, ishte një iniciativë e propozuar personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ai theksoi se nëse Moska ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, atëherë Kievi do të shmangë sulmet hakmarrëse ndaj objekteve energjetike në territorin rus. Megjithatë, Zelensky shprehu skepticizëm nëse presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar realisht të ndalojë sulmet ndaj këtyre objektivave, qoftë edhe për një periudhë njëjavore.

Komentet e Zelenskyt vijnë pas raportimeve se ai ishte ftuar në Moskë për bisedime. Presidenti ukrainas e quajti një skenar të tillë “të pamundur”, duke theksuar se është i gatshëm për çdo format të samitit të liderëve, por jo në kryeqytetin rus.

Ai shtoi se nuk do të pranonte as një takim në Bjellorusi, duke e cilësuar atë si një vend me lidhje të ngushta me Kremlinin.

Zelensky theksoi se një marrëveshje përfundimtare për paqe mund të arrihet vetëm në nivel liderësh, duke sugjeruar që Putini të vijë në Kiev për një takim të drejtpërdrejtë.

“Unë e ftoj publikisht, nëse guxon, sigurisht”, deklaroi presidenti ukrainas.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022, konflikt që ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale, duke sjellë pasoja të rënda humanitare dhe ekonomike për rajonin.

Flaka

196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Janar, 2026 18:01

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
196
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?