“Dikush në vjersha për Titon, dikush duke mbrojtur gjuhën” – mesazhi i Selmanit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shkurt, 2026 19:49

“Dikush në vjersha për Titon, dikush duke mbrojtur gjuhën” – mesazhi i Selmanit

Analistja Nafie Selmani ka ndarë një rrëfim personal nga fundi i viteve ’80, duke e lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe me emrin e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami.

“Ishin vitet 87/88, kur pas një represioni politik, toponimet në gjuhën shqipe i kthyen në maqedonisht. Isha në klasën e shtatë dhe për shkak se e kundërshtoja mësuesen e Historisë që Shkupit t’i thosha ‘Skopje’, apo Kërçovës ‘Kiçevo’, ajo më dërgoi për ‘disiplinim’ te pedagogu i shkollës”, shkruan Selmani.

Ajo tregon se rasti i saj ishte cilësuar si “problematik” dhe “i rrezikshëm” politikisht për kohën, por shton se si nxënëse e shkëlqyer gjeti mirëkuptim nga disa arsimtarë. “Mësuesja e mirë Mejremja arriti të më bind si të veproja. E dëgjova!”, thekson ajo.

Në reagimin e saj, Selmani përmend edhe klimën e asaj periudhe në rajon: “Ishte kjo periudhë kur në Kosovë helmoheshin fëmijët dhe rriheshin studentët.”

Më tej, ajo e krahason përvojën e saj me një informacion që, sipas saj, lidhet me vitin 1988 dhe me Bilall Kasamin. “Ndërsa sot e kuptova se njëri nga kryetarët e VLEN-it, z. Bilall Kasami, pikërisht në atë periudhë 1988, paskësh shkruar vjersha post mortum për Titon, duke ia kujtuar trimëritë e rralla, dhe qenka shpërblyer me vendin e katërt”, shkruan Selmani.

Në fund, ajo ironizon: “Secili mund ta ketë nga ndonjë histori patriotike, varësisht se ku dhe si e ka shkrirë patriotizmin e vet, dikush në vjersha, dikush duke u përplasë me mësues për ta mbrojtur gjuhën dhe kulturën.” Gazeta Flaka

182
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shkurt, 2026 19:49

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
182
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<