Real Madridi mund të ndajë rrugët me Antonio Rüdiger këtë verë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shkurt, 2026 20:35

Real Madridi mund të ndajë rrugët me Antonio Rüdiger këtë verë

Real Madrid pritet të jetë shumë aktiv në merkaton e verës dhe një nga çështjet kryesore mbetet e ardhmja e Antonio Rüdiger.

Mbrojtësi gjerman ndodhet në pesë muajt e fundit të kontratës së tij dhe, ndonëse vazhdon të ketë peshë në dhomat e zhveshjes, ende nuk ka garanci për një ofertë rinovimi. Rüdiger iu bashkua madrilenëve në vitin 2022 nga Chelsea FC dhe për disa sezone ishte një nga shtyllat e mbrojtjes.

Megjithatë, problemet me dëmtimet gjatë 12 muajve të fundit kanë kufizuar minutat e tij në fushë. Nëse nuk arrin të rikthehet në formë optimale deri në fund të sezonit, drejtuesit mund të vendosin për largimin e tij, sidomos duke pasur plane për afrimin e dy qendërmbrojtësve të rinj.

Në rast largimi, rikthimi në Premier League shihet si një opsion real. Tottenham Hotspur ka shfaqur interes, ndërsa West Ham United dhe Crystal Palace thuhet se kanë zhvilluar bisedime fillestare me përfaqësuesit e lojtarit.

Aktualisht, Real Madridi ka si alternativa në qendër të mbrojtjes Rüdigerin, Dean Huijsen, Raul Asencio, David Alaba dhe të dëmtuarin Éder Militão. Alaba pritet të largohet në fund të sezonit, ndërsa Rüdiger do të mbushë 33 vjeç muajin e ardhshëm, çka shton gjasat për një rinovim të repartit me lojtarë më të rinj.

Vetëm 18 muaj më parë, gjermani konsiderohej ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë, por problemet fizike kanë ndikuar në rënien e performancës së tij. Vendimi final pritet të merret në fund të sezonit.

Flaka

182
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shkurt, 2026 20:35

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
182
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<