Skandal me gjuhën shqipe: Ademi publikon shkresën për rastin e Strugës

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2026 23:06 Përditësuar

Skandal me gjuhën shqipe: Ademi publikon shkresën për rastin e Strugës

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj një rasti në Strugë, duke e cilësuar situatën si skandal në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.

Sipas Ademit, një ndërmarrje publike në komunë i ka kërkuar një këshilltareje që kërkesën ta dorëzojë në maqedonisht, me arsyetimin se në këtë mënyrë “do të kuptohet saktë dhe drejt”, pavarësisht se ligji garanton përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Skandal në Strugë! Skandale në mbarë Maqedoninë e Veriut,” ka shkruar Ademi, duke theksuar se raste të tilla cenojnë parimet e barazisë gjuhësore dhe zbatimin e ligjeve ekzistuese.

Ai ka shtuar se: “Edhe pse ekziston ligji që qartë garanton përdorimin e gjuhës shqipe, një ndërmarrje publike në Komunën e Strugës i kërkon një këshilltareje që kërkesën ta dorëzojë në maqedonisht, me arsyetimin ‘që ta kuptojnë saktë dhe drejt’.

Në reagimin e tij, nënkryetari i BDI-së nënvizoi se shqipja nuk duhet trajtuar si gjuhë e dytë apo si përkthim, por si gjuhë zyrtare me të drejta të plota në institucionet e vendit.

Shqipja nuk është përkthim, është gjuhë zyrtare,” ka theksuar ai, duke shtuar se fillimisht nuk i kishte besuar përmbajtjes së shkresës së publikuar.

Rasti ka hapur diskutime të reja mbi zbatimin praktik të legjislacionit për përdorimin e gjuhëve në institucionet publike, ndërsa mbetet të shihet nëse autoritetet lokale do të reagojnë lidhur me pretendimet e ngritura.

182
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2026 23:06 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
182
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<