Zelensky: Garancitë e sigurisë duhet të vijnë para çdo kompromisi territorial

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shkurt, 2026 19:41

Zelensky: Garancitë e sigurisë duhet të vijnë para çdo kompromisi territorial

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kievit të shqyrtojë mundësinë e heqjes dorë nga pretendimet territoriale ndaj zonave të pushtuara nga Rusia, në këmbim të garancive të sigurisë.

“Miqtë tanë amerikanë po përgatisin garanci sigurie. Por ata thanë, së pari ky shkëmbim territoresh, ose diçka e tillë, dhe pastaj garancitë e sigurisë. Unë besoj se garancitë e sigurisë duhet të vijnë të parat”, u shpreh Zelensky.

Ai theksoi se Ukraina është e gatshme për kompromis, por jo në një formë që do t’i lejonte Rusisë të rigrupohej dhe të niste një agresion të ri. “Çfarë kompromisi jemi të gatshëm të bëjmë? Jo një që do t’i lejojë Rusisë të rikuperohet shpejt dhe të vijë përsëri dhe të na pushtojë”, tha ai.

Zelensky rikujtoi gjithashtu Memorandumi i Budapestit të vitit 1994, sipas të cilit Ukraina hoqi dorë nga arsenali bërthamor sovjetik në këmbim të garancive për sovranitetin dhe integritetin territorial. “Ne hoqëm dorë nga armët tona dhe morëm garanci sigurie. Sot nuk kemi as armë dhe as garanci reale sigurie”, deklaroi ai.

Ndërkohë, nga Moska ka ardhur reagimi i Kremlinit. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se negociatat e ardhshme në Gjenevë do të mbulojnë një gamë më të gjerë çështjesh krahasuar me raundet e mëparshme në Abu Dhabi, duke përfshirë edhe temat kyçe që lidhen me territoret.

Sipas tij, për këto diskutime është e nevojshme prania e kryenegociatorit rus, Vladimir Medinsky, i cili mungonte në raundin e fundit të bisedimeve.

Flaka

182
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shkurt, 2026 19:41

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
182
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<