EVN dhuroi hapësirë moderne të pajisur për nxënësit e arsimit dual elektroteknik në shkollën “Mihajllo Pupin”

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2026 23:35

EVN dhuroi hapësirë moderne të pajisur për nxënësit e arsimit dual elektroteknik në shkollën  “Mihajllo Pupin”

EVN Maqedoni zyrtarisht dorëzoi për përdorim hapësirën e rikonstruktuar dhe plotësisht të pajisur, e dedikuar për ruajtjen e sigurt të pajisjeve personale mbrojtëse të nxënësve që ndjekin arsimin dual elektroteknik në Shkollën e Mesme Elektroteknike “Mihajllo Pupin” në Shkup.

Udhëheqësi i Departamentit për Burime Njerëzore dhe Organizim në EVN Maqedoni, z. Fisnik Oseku, e
formalizoi donacionin me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mori pjesë në dorëzimin zyrtar të pajisjeve. Ai
deklaroi: “Si kompani besojmë se investimi më i vlefshëm është investimi në arsim.

Ai krijon mundësi, nxit zhvillimin dhe ndërton të ardhmen e komunitetit tonë. Jemi veçanërisht krenarë që vazhdojmë bashkëpunimin me këtë shkollë dhe kontribuojmë për kushte më të mira për mësim dhe zhvillim.”

EVN është pionier në vend në zbatimin e arsimit dual, me paralelen e parë duale të formuar në vitin 2017.
Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar, EVN Maqedoni gjatë viteve të fundit në SHMET “Mihajllo
Pupin” ka investuar në një kabinet tërësisht të rinovuar dhe të pajisur sipas standardeve korporative të
EVN, ku nxënësit realizojnë mësim praktik në kushte që i përgjigjen një mjedisi të vërtetë pune, si dhe një
poligon të specializuar për trajnim praktik, i ndërtuar në oborrin e shkollës, i cili u mundëson nxënësve të
avancojnë aftësitë në terren dhe njohuritë praktike.

Me këtë projekt u vendosën standarde të reja në arsimin profesional, duke lidhur arsimin e mesëm me
mundësitë reale për punësim. Gazeta Flaka

248
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2026 23:35

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
248
SONDAZHI

 Si e vlerësoni punën e ministrit Fatmir Limani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<