Përfitimet dhe rreziqet e kafesë: Këshillat e ekspertëve
Për shumicën e njerëzve, fillimi i ditës pa një filxhan kafe është i paimagjinueshëm. Megjithatë, mënyra dhe koha e konsumit të kafesë ndikojnë shumë në efektet e saj mbi trupin dhe energjinë tuaj.
Ekspertët këshillojnë të mos pini kafenë menjëherë sapo të zgjoheni. Konsumi i menjëhershëm i kafeinës mund të ndërhyjë në veprimin e adenozinës, një neurotransmetues që rregullon ritmin cirkadian dhe energjinë gjatë ditës. Është më mirë të prisni 60–90 minuta pas zgjimit dhe ndërkohë të pini ujë, të ekspozoheni ndaj dritës natyrale dhe të bëni lëvizje të lehta për t’u zgjuar natyrshëm, shkruan Health.
Konsumimi i kafesë me stomak bosh ose nën stres mund të rrisë nervozizmin dhe lodhjen, ndërsa pirja e saj pas mëngjesit mund të mbështesë përqendrimin dhe humorin. Një filxhan kafe në pasdite, sidomos pas orës 15:00, mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj cilësor.
Dietologia Carry Glesman këshillon që kafeja të mos përdoret si zëvendësim i vaktit, pasi ndihmon vetëm përkohësisht kundër lodhjes. Për energji të qëndrueshme, rekomandohet një meze e lehtë me proteina dhe fibra. Po ashtu, është e rëndësishme të kontrolloni sheqerin dhe ëmbëlsuesit artificialë në kafe. Një filxhan me dy ose tre lugë sheqer disa herë në ditë rrit rrezikun për tension të lartë, sëmundje të zemrës dhe diabet. Zgjidhni kafe pa aditivë ose ëmbëlsojeni me mjaltë, stevia ose shurup panje.
Përqendrimi tek koha, mënyra e pirjes dhe sasia e aditivëve e bën kafetë një aleat të energjisë dhe shëndetit, në vend që të ndikojë negativisht tek trupit.
Flaka


















