Vatikani refuzon pjesëmarrjen në “Bordin e Paqes” të Trumpit
Kardinali Pietro Parolin, zyrtari më i lartë diplomatik i Vatikani, njoftoi se Selia e Shenjtë nuk do të marrë pjesë në nismën e presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e “Bordit të Paqes”. Parolin shpjegoi se kjo vendim lidhet me natyrën e veçantë të Vatikanit, i cili nuk është një shtet si të tjerët, dhe shtoi se menaxhimi i krizave ndërkombëtare duhet të mbetet në duart e Kombeteve të Bashkuara.
“Përpjekjet për zgjidhjen e krizave duhet të udhëhiqen nga OKB-ja, jo nga struktura të tjera”, tha ai.
Bordi, i krijuar për të mbikëqyrur qeverisjen e përkohshme të Gazës, është pjesë e planit të Trumpit që solli armëpushimin e brishtë të tetorit. Takimi i parë i bordit do të mbahet të enjten në Uashington për të diskutuar rindërtimin e Gazës. Italia dhe Bashkimi Evropian do të marrin pjesë vetëm si vëzhgues, pasi nuk janë bashkuar formalisht me bordin.
Ekspertët e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim për mungesën e përfaqësuesve palestinezë dhe mundësinë që bordi të krijojë një strukturë që ngjan me një formë kolonializmi. Disa aleatë të SHBA-së në Lindjen e Mesme janë bashkuar me iniciativën, por shumica e aleatëve perëndimorë nuk kanë dhënë mbështetje.
Situata në Gazë mbetet e rëndë, me shkelje të vazhdueshme të armëpushimit dhe mbi 72,000 viktima si pasojë e ofensivës izraelite, e cila ka shkaktuar krizë humanitare dhe zhvendosje masive. Papa Leoni XIV, i njohur për qëndrimet e tij të pavarura në çështje ndërkombëtare, ka kritikuar shpesh kushtet e rënda në Gazë dhe nuk merr pjesë rregullisht në forume ndërkombëtare.
Flaka


















