Ademi: Kur tolerohet urrejtja, futbolli kthehet në arenë politike

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Shkurt, 2026 23:08

Ademi: Kur tolerohet urrejtja, futbolli kthehet në arenë politike

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar pas dy incidenteve të fundit në futbollin vendor, duke i cilësuar ato si pasojë të drejtpërdrejtë të mosndëshkimit dhe tolerimit institucional.

Ademi theksoi se ngjarjet e ndodhura në ndeshjen mes FK Vardar dhe KF Bashkimi, si dhe në takimin ndërmjet KF Shkëndija e Haraçinës dhe KF Prespa, nuk janë të izoluara.

“Dy incidente të rënda në futbollin tonë nuk janë rastësi, por janë pasojë direkte e mosndëshkimit dhe e inkurajimit të heshtur që u bëhet atyre që shkelin rregullat dhe nxisin urrejtje,” deklaroi Ademi.

Sipas tij, në ndeshjen mes Vardarit dhe Bashkimit është toleruar “gjuhë e hapur e urrejtjes” dhe madje janë përdorur njësi speciale kundër përfaqësuesve të klubit të Bashkimit, ndërkohë që loja ka vazhduar normalisht.

“Kur në një ndeshje mes Vardarit dhe Bashkimit tolerohet gjuhë e hapur e urrejtjes dhe madje përdoren njësi speciale kundër përfaqësuesve të klubit të Bashkimit, ndërsa loja vazhdon sikur asgjë të mos ketë ndodhur, atëherë mesazhi është i qartë: standardet nuk vlejnë njësoj për të gjithë,” u shpreh ai.

Ademi përmendi edhe rastin e dytë, ku sipas tij, në ndeshjen mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Prespës është kërkuar largimi i flamurit shqiptar me arsyetimin se “ka urdhër nga lart”.

“Kur në një tjetër ndeshje kërkohet largimi i flamurit shqiptar me arsyetimin se ‘ka urdhër nga lart’, edhe pse ligji e rregullon përdorimin e simboleve, bëhet e qartë se problemi nuk është sportiv, por politik,” theksoi Ademi.

Ai akuzoi se mungesa e përgjegjësisë po krijon precedent të rrezikshëm.

“Këto devijime po përsëriten sepse askush nuk mban përgjegjësi. Përkundrazi, ata që veprojnë në këtë frymë jo vetëm që nuk sanksionohen, por shpesh avancohen e privilegjohen, për sa kohë janë në vijën e kësaj qeverie të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe vazalët e tyre, e cila po kultivon një klimë ku shqiptarët trajtohen si qytetarë të dorës së dytë,” deklaroi nënkryetari i BDI-së.

Në fund, Ademi theksoi se çështja tashmë tejkalon kufijtë e rivalitetit sportiv.

“Kjo nuk është më çështje rivaliteti sportiv, por çështje dinjiteti dhe barazie. Nëse institucionet e futbollit nuk distancohen nga diktati politik dhe nuk vendosin standarde të barabarta për të gjithë, atëherë besimi në garën e ndershme do të zëvendësohet me bindjen se rezultati përcaktohet jashtë fushës,” përfundoi ai. Gazeta Flaka

63
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Shkurt, 2026 23:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
63
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme