Forca e solidaritetit: Ermal Aziri një hap larg qëllimit – Nevojitet edhe pak mbështetje
Ermal Aziri ka jetuar me sfida shëndetësore që nga lindja. Pavarësisht vështirësive të shumta, ai nuk ka reshtur së ëndërruari dhe së luftuari çdo ditë me guxim. Sot, ai përballet me një tjetër betejë që kërkon mbështetjen e të gjithëve ne.
Trajtimi mjekësor që i nevojitet është i domosdoshëm, por kërkon mjete të mëdha financiare, të papërballueshme për familjen e tij. Çdo kontribut, sado i vogël apo i madh, mund të bëjë një ndryshim real në jetën e Ermalit.
Babai i tij, Valmir Aziri, shprehet se gjendja e Ermalit vazhdon të paraqesë sfida të vazhdueshme, të cilat trajtohen sipas nevojës. Sipas mjekëve, arritja e moshës madhore pritet të ndikojë në ndalimin e disa simptomave që lidhen me procesin biologjik të rritjes. Megjithatë, problemet shëndetësore vazhdojnë dhe shpresa mbetet e madhe që trajtimi i duhur do t’i lehtësojë ato.
Sot, më shumë se kurrë, Ermali ka nevojë për solidaritetin tonë. Bëhu pjesë e ndryshimit – bëj një donacion për Ermalin tani!
Linku për donacione: https://whydonate.com/donate/for-ermal-lets-win-another-battle














