Ndërprerje uji dhe energjie elektrike sot në disa pjesë të Shkupit
Disa komuna të Shkup do të përballen sot me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe energji elektrike për shkak të punimeve teknike në rrjet.
Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” njoftojnë se në komunën Kisella Vodë, për shkak të realizimit të një lidhjeje të re në rrugën “Boris Trajkovski” nr. 212 (lokaliteti Kamenik), një pjesë e përdoruesve do të mbeten pa ujë nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve.
Ndërkohë, në komunën Karposh, për shkak të ndërhyrjes në rrugën “Varshavska” nr. 4, pa furnizim me ujë do të mbeten një pjesë e rrugës “Varshavska” dhe e bulevardit “8 Shtatori”, nga ora 10:00 deri në përfundimin e aktiviteteve.
Ndërprerje uji do të ketë edhe në komunën Butel, ku për shkak të një lidhjeje të re në rrugën “Boca Ivanova”, pa ujë do të mbeten disa rrugë përreth, përfshirë “Tome Pure”, “Dushko Popoviq”, “Aleksandar Bujnov”, “Betovenova” dhe një pjesë e rrugës “Petar Mandzhukov”, nga ora 10:00 deri në përfundimin e punimeve.
Po ashtu, në komunën Qendër, për shkak të punimeve në rrugën “20 Tetori” nr. 44, një pjesë e përdoruesve do të mbeten pa ujë nga ora 09:00.
Përveç ndërprerjeve të ujit, sot do të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Nga ora 09:00 deri në 12:00 pa rrymë do të mbeten përdoruesit në bulevardin “Aradhat Partizane” nr. 70B (QT Aluminka), si dhe rrugët 30, 36 dhe 38 në lagjen Trubarevë dhe rruga “8”, si dhe një pjesë e rrugës “12” në fshatin Sonje e Poshtme.
Nga Qendra Rajonale për Menaxhim të Krizave informojnë se nga ora 07:00 deri në 16:00 pa energji elektrike do të mbeten përdoruesit e rrugës “Miroslav Krlezha” (pas ambasadës greke), ndërsa nga ora 08:30 deri në 13:40 ndërprerje do të ketë në bulevardin “Aradhat Partizane” nr. 19 deri nr. 23. Gjithashtu, nga ora 11:00 deri në 15:30 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e rrugës “Gjeneva” në komunën Karposh.
Autoritetet apelojnë qytetarët për mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve teknike. Gazeta Flaka















