Sondazhi i fundit i realizuar nga Flaka ka nxjerrë në pah perceptimin e publikut lidhur me qëndrueshmërinë e bashkëpunimit mes partive në Koalicionin VLEN.
Në pyetjen: “Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?”, kanë votuar gjithsej 166 lexues.
📊 Rezultatet:
- Bashkëpunimi lëkundet – 106 vota (64%)
- Bashkëpunimi është i qëndrueshëm – 60 vota (36%)
Rezultatet tregojnë se shumica e pjesëmarrësve shohin paqartësi dhe lëkundje në funksionimin e koalicionit, ndërsa një pjesë më e vogël beson në stabilitetin e tij politik.
🔴 Pyetja e radhës në sondazhin e sapo hapur:
Flaka hap sot një sondazh të ri për një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit, që lidhet me veprimin e Artan Grubi.
Pyetja:
Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?
🔘 Veprim i duhur për t’i dhënë hapësirë drejtësisë
🔘 Veprim politik për të kamufluar drejtësinë
Lexuesit mund të votojnë në faqen zyrtare të Flaka-s dhe të bëhen pjesë e rubrikës VOX, ku zëri i publikut mat pulsin e zhvillimeve politike në vend. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
24 Shkurt, 2026 11:53
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.