Sela: Do ta bllokojmë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, sepse përcakton të ardhmen e brezave

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2026 15:16

Sela: Do ta bllokojmë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, sepse përcakton të ardhmen e brezave

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka paralajmëruar se do të bllokojë propozim-Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se kundërshtimi i tij nuk bëhet për arsye politike apo personale, por për shkak të rëndësisë që ky ligj ka për të ardhmen e gjeneratave të ardhshme.

Gjatë debatit për Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Sela tha se u ka bërë thirrje trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të BE-së që ta analizojnë në thelb propozim-ligjin e Qeverisë.

“Përsërita qëndrimin se do ta bllokojmë, jo për inate, por sepse ai ligj projekton ardhmërinë e brezave që vijnë pas!”, deklaroi Sela.

Ai shprehu shqetësim për mënyrën se si Raporti i Progresit trajton zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar se raportimi i përgjithshëm nuk pasqyron, sipas tij, problemet dhe shkeljet që ndodhin në praktikë.

“Është shumë shqetësuese kur segmentet më të rëndësishme dhe kryefjala e politikës të këtyre dy vite e gjysmë, por edhe më herët, është shkelja dhe çmontimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe në raport-progresin e BE-së të merret vetëm një fjali dhe ku thuhet që ka vazhduar implementimi i Marrëveshjes së Ohrit”, u shpreh ai.

Sela pretendoi se parimet e Marrëveshjes së Ohrit nuk po respektohen në konkurset dhe procedurat e punësimit, duke përmendur edhe mosrespektimin e gjuhës shqipe dhe, siç tha, tjetërsimin e shtyllave kryesore të kësaj marrëveshjeje.

Duke iu referuar deklarimeve të ambasadorit të BE-së, Rokas, për ligjet e bllokuara në Parlament, Sela tha se i kishte sugjeruar përfaqësueses së tij që të bëhej një analizë e thelluar e propozim-Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, veçanërisht për shkak të mungesës së mekanizmit të Badinterit.

“Po, do të bllokohet dhe jo për shkak të inateve, por sepse ne e duam jetën si gjithë të tjerët, e duam të ardhmen si gjithë të tjerët”, theksoi Sela.

Ai e cilësoi këtë ligj si një akt me ndikim afatgjatë në të ardhmen e qytetarëve, duke nënvizuar se pasojat e tij do të prekin edhe brezat që vijnë.

“Është ligj që projekton ardhmërinë e fëmijës tim. Është ligj që projekton ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe të fëmijëve që ende nuk kanë lindur. Është ligj që projekton ardhmërinë e fëmijëve të fëmijëve tanë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike”, deklaroi kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2026 15:16
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë