Kos: Mali i Zi dhe Shqipëria në krye të rajonit në rrugën drejt BE-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Nëntor, 2026 21:33

Kos: Mali i Zi dhe Shqipëria në krye të rajonit në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se Mali i Zi dhe Shqipëria po udhëheqin rajonin në procesin e integrimit evropian, duke realizuar vizionin për zgjerimin e Bashkimit Evropian, të përcaktuar 23 vjet më parë në Samitin e Selanikut.

Në takimin e sotëm të grupit „Miqtë e Ballkanit Perëndimor“, që u mbajt në Athinë nën mikpritjen e ministrit të Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis, Kos theksoi rëndësinë e përshpejtimit të progresit për të gjitha vendet e rajonit.

„Tani duhet të përqendrohemi në avancimin e mëtejshëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor“, shkroi Kos në rrjetin social X.

Sipas saj, përparimi i Malit të Zi, i cili mund të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të këtij viti, përbën një sinjal të rëndësishëm dhe burim motivimi për të gjithë rajonin.

Grupi „Miqtë e Ballkanit Perëndimor“ është një iniciativë joformale politike e tetë vendeve anëtare të BE-së, të cilat angazhohen për përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë grup bëjnë pjesë Austria, Çekia, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Sllovakia dhe Sllovenia.

Iniciativa u themelua në vitin 2023, me propozim të ministrit të atëhershëm austriak të Punëve të Jashtme, Aleksandar Shallenberg.

Flaka

44

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Nëntor, 2026 21:33
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
44

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë