Ahmeti i drejtohet Shasivarit: Të drejtat gjuhësore nuk janë objekt pazari politik

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2026 14:49

Ahmeti i drejtohet Shasivarit: Të drejtat gjuhësore nuk janë objekt pazari politik

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një letre të hapur drejtuar ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, kërkon që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Ai kundërshton propozimin për zhvillimin e provimit pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në maqedonisht, duke e cilësuar atë si kufizim të të drejtave gjuhësore.

Në letrën e tij, Ahmeti thekson se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i miratuar në vitin 2018 dhe i hyrë në fuqi në vitin 2019, krijon detyrime të qarta për institucionet shtetërore dhe garanton përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat institucionale.

“Ky ligj nuk është një akt deklarativ dhe as një dokument, zbatimi i të cilit varet nga vullneti apo disponimi i përditshëm i bartësve të pushtetit. Ky është ligj në fuqi, i cili krijon detyrime të qarta për institucionet shtetërore”, shkruan Ahmeti.

Duke iu referuar dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, kreu i BDI-së argumenton se e drejta për përdorimin e shqipes vlen edhe për provimin e jurisprudencës, pasi Komisioni për Dhënien e këtij provimi funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ahmeti kundërshton çdo zgjidhje që do ta kushtëzonte përdorimin e gjuhës shqipe në këtë provim.

“Provimi i jurisprudencës duhet të jepet edhe në gjuhën shqipe. Çdo zgjidhje tjetër, e cila do ta kufizonte apo do ta kushtëzonte përdorimin e gjuhës shqipe në këtë provim, është në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, thekson ai.

Në letrën drejtuar ministrit Shasivari, Ahmeti ngre edhe çështjen e propozim-zgjidhjes që, sipas informacioneve të tij, pritet t’u prezantohet përfaqësuesve të Komisionit të Venecias. Sipas tij, bëhet fjalë për një model ku provimi do të zhvillohej pjesërisht në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në gjuhën maqedonase.

“Një zgjidhje e tillë nuk është hap përpara. Ajo është prapakthim, degradim i një të drejte të fituar dhe, nëse paraqitet si avancim i të drejtave gjuhësore, përbën akt tradhtie ndaj shqiptarëve dhe ndaj vetë Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, shprehet Ahmeti.

Ai gjithashtu thekson se provimi i jurisprudencës është test për njohuritë juridike dhe jo për njohjen e gjuhës maqedonase, duke kërkuar që studentët shqiptarë të mos vendosen në pozitë të pabarabartë për shkak të gjuhës në të cilën kanë ndjekur studimet.

Kreu i BDI-së i referohet edhe konstatimeve të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili, sipas tij, ka evidentuar shkelje nga Ministria e Drejtësisë lidhur me kërkesat për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe provimeve të tjera shtetërore profesionale në gjuhën shqipe.

Në përfundim, Ahmeti i bën thirrje ministrit të Drejtësisë dhe Qeverisë që të sigurojnë zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke kërkuar njëkohësisht angazhimin e garantuesve ndërkombëtarë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Ne nuk kërkojmë privilegj. Kërkojmë zbatimin e ligjit. Në këtë rast nuk po kërkojmë të drejta të reja. Kërkojmë respektimin e të drejtave që tashmë janë garantuar dhe fituar me sakrificë”, përfundon letra e Ali Ahmetit. Flaka

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2026 14:49
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë