Bayern Munich ka publikuar një komunikatë zyrtare për gjendjen shëndetësore të Jamal Musialës, pas spekulimeve të ditëve të fundit rreth situatës së futbollistit gjerman.
Klubi bavarez bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime konstruktive me përfaqësuesit e lojtarit dhe se shëndeti i tij mbetet prioriteti kryesor. Musiala do ta ketë mbështetjen e plotë të klubit gjatë rikuperimit.
Në komunikatë, Bayern dhe agjencia 11WINS sqaruan gjithashtu se Musiala ishte ekzaminuar për herë të parë më 22 prill 2025, menjëherë pasi u shfaqën simptomat e para neurologjike. Kontrolli ishte kryer në koordinim me klubin dhe ekipin e tij mjekësor.
Të dyja palët janë pajtuar që bisedimet të vazhdojnë në frymë bashkëpunimi dhe me mirëbesim, duke ruajtur konfidencialitetin.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Nëntor, 2026 17:04
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.