VLEN: Nga 100% në maqedonisht, provimet profesionale tani edhe 100% në shqip

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2026 14:03

VLEN: Nga 100% në maqedonisht, provimet profesionale tani edhe 100% në shqip

VLEN njofton se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore në Maqedoninë e Veriut tashmë mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si avancim të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe realizim të premtimeve të koalicionit.

Në një konferencë për media, nga VLEN kanë bërë të ditur se mundësia për t’i dhënë provimet në gjuhën shqipe është zgjeruar në disa fusha, përfshirë administratën publike, shëndetësinë, arsimin parashkollor, sigurimet dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas njoftimit të VLEN-it, provimet që mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe përfshijnë:

  • Provimin për revizorë/auditorë të autorizuar shtetërorë, në kuadër të Entit Shtetëror për Revizion;
  • Provimin për agjentët e sigurimeve, të licencuar nga MAPAS;
  • Provimin profesional për ekspertë të vlerësimit të ndikimit të projekteve në mjedis;
  • Provimin për ekspertë të vlerësimit strategjik të mjedisit;
  • Provimet për drejtorë, edukatorë, punëtorë dhe kujdestarë profesionalë në institucionet parashkollore;
  • Provimet profesionale për mjekë, stomatologë dhe motra medicinale.

Gjithashtu, VLEN ka njoftuar se në kuadër të Ministrisë së Kulturës është themeluar për herë të parë një njësi për përkthim dhe lektorim.

Përfaqësuesit e këtij koalicioni kanë theksuar se nga viti 2002 deri në vitin 2024, provimet profesionale, licencimet dhe provimet shtetërore në institucionet shtetërore janë zhvilluar në gjuhën maqedonase, pavarësisht gjuhës në të cilën kandidatët kishin përfunduar studimet.

Sipas VLEN-it, ndryshimet e fundit përbëjnë një avancim konkret të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve, ndërsa kanë përmendur edhe provimin e jurisprudencës, për të cilin kanë paralajmëruar se studentët shqiptarë së shpejti do të kenë mundësi ta japin në gjuhën shqipe.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës shqiptare për përdorimin e gjuhës shqipe, nga VLEN kanë mohuar se në këtë drejtim ka regres apo shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

„Ne nuk premtojmë. Ne veprojmë dhe sjellim rezultate“, thuhet në mesazhin përmbyllës të VLEN-it, duke theksuar se angazhimi për përdorimin e gjuhës shqipe do të vazhdojë në të gjitha institucionet dhe procedurat ku qytetarët ushtrojnë të drejtat e tyre.

Flaka

53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2026 14:03
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë