Pas Ahmetit, edhe Ademi me kritika ndaj Shasivarit: “Në këtë përbërje qeveritare, Rahmani ka goxha konkurrencë”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2026 16:21

Pas Ahmetit, edhe Ademi me kritika ndaj Shasivarit: “Në këtë përbërje qeveritare, Rahmani ka goxha konkurrencë”

Pas reagimit të Ali Ahmetit, edhe deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka kritikuar ministrin e Drejtësisë, Igor Shasivari, lidhur me qëndrimin e tij për të drejtën e studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ademi, në një reagim publik, ka bërë një paralele me dy momente historike, të cilat i cilëson si shembuj të tradhtisë ndaj shqiptarëve nga vetë shqiptarët.

“Tradhtitë ndaj shqiptarëve kanë ardhur gjithmonë nga vetë shqiptarët. Mjafton të kujtojmë dy momente historike: dorëzimin e pavarësisë së Shqipërisë nga Asambleja Kushtetuese në vitin 1939 dhe abrogimin e autonomisë së Kosovës nga vetë Kuvendi i Kosovës në vitin 1989”, ka shkruar Ademi.

Ai ka përmendur edhe ish-politikanin Rahman Morina, duke e cilësuar si një nga simbolet më të njohura të tradhtisë në kujtesën politike shqiptare.

“Rahman Morina mbetet në kujtesën politike të shqiptarëve si një nga simbolet më të njohura të tradhtisë. Në këtë përbërje qeveritare, Rahmani ka goxha konkurrencë!”, ka deklaruar Ademi.

Në pjesën tjetër të reagimit, deputeti i BDI-së ka kritikuar drejtpërdrejt ministrin Shasivari, duke e akuzuar për ndryshim të qëndrimit pas marrjes së detyrës ministrore.

Sipas Ademit, para se të bëhej ministër, Shasivari kundërshtonte qëndrimin e paraardhësit të tij, Igor Filkov, duke argumentuar se studentët shqiptarë kishin të drejtë kushtetuese dhe ligjore për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Palo-ministri i Drejtësisë, Sharavari, harxhon shkronja për të kundërshtuar qëndrimin e vet para se të bëhej ministër, kur akuzonte paraardhësin e tij, Filkovin, se gënjente dhe argumentonte se studentët shqiptarë kishin të drejtë kushtetuese dhe ligjore për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe”, ka shkruar Ademi.

Ai e ka përmbyllur reagimin me një krahasim ironik, duke thënë se Shasivari, pasi mori postin e ministrit, mbron pikërisht qëndrimin që dikur e kundërshtonte.

“Dikur e akuzonte Filkovin e parë se gënjente, ndërsa sot, pas uljes në kolltukun ministror, si Filkov i dytë, mbron pikërisht të njëjtin qëndrim që dikur e kundërshtonte”, ka përfunduar Ademi.

Flaka

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2026 16:21
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë