Kasami: VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në tubimin e koalicionit VLEN në Kumanovë, ka thënë se ndryshimi po vjen. Ai tha se mesazhi për ndryshim u dha një ditë më parë në Tetovë, nga stadiumi, ndërtimin e të cilit pushtetet e BDI-së me dekada e kanë bllokuar.
Ai shtoi se VLEN është frymë e re për zhvillimin e prosperitetin, ekonominë dhe mirëqenien. Po ashtu ka theksuar se Qeveria e VLEN do të angazhohet për zhvillim të barabartë rajonal.
“Sot zhvillimi ekonomik në RMV, sikurse shumë fusha të tjera, ka dallime edhe të karakterit etnik. Sot te komunat shqiptare investohet vetëm 35 euro për kokë banori, ndërsa te komunat maqedone diku 75 euro për kokë banori. Plani ynë qeverisës mundëson që në vitin 2030 të kemi barazi, dhe të investohen pa dallim etnie, 150 euro për kokë banori”, tha Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.