VLEN: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 17:43

VLEN: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

Ali Ahmeti po tregon tendencat e tij. Ai dëshiron që ta suspendojë zgjedhjen demokratike të qytetarit. Në vend që populli shqiptar të vendosë se kush do të jetë pjesë e Qeverisë, ai vlerëson që Qeveria është diçka që i takon atij personalisht ta vendosë. Parodia e sodit e Ali Ahmetit është autogol për BDI-në, reaguan nga opozita shqiptar.

Në radhë të parë, në mënyrë të pavetëdijshme ata po pranojnë se me siguri i humbasin zgjedhjet më 24 prill dhe 8 maj. Kjo është arsyeja pse ata janë shumë të frikësuar. Po vjen koha e përgjegjësisë për çdo skandal korrupsioni dhe dëmtim të buxhetit të kryer nga zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë. 

Së dyti, ata po përpiqen të dërgojnë mesazhin se janë gati të luajnë si fëmijë të lazdruar dhe të imagjinojnë institucione fiktive meqenëse nuk janë pjesë e Qeverisë së ardhshme. 

Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që të mos lejoni Ali Ahmetin dhe BDI-në t’ju shesin koncepte bajate. Askund nuk i shiten trikat se nëse nuk janë në pushtet, shqiptarët nuk do të kenë përfaqësuesit e tyre në qeveri. Ata ka kohë që nuk i interesojnë shqiptarët, por vetëm për xhepat dhe interesat e tyre personale. 

Më 8 maj, Ali Ahmeti dhe BDI do të humbasin privilegjet dhe mundësinë për të ndikuar në vendimet e organeve të drejtësisë. Ky fakt i tillë krijon përmbytje për ta dhe i bën ata të mbjellin frikë. Këtë herë nuk duhet t’i kalojë. 

Koalicioni VLEN ju fton që në 24 Prill të dilni masivisht në zgjedhje dhe së bashku t’i dërgojmë në opozitë këto marrëzi politike që duan të mbajnë peng të ardhmen e popullit shqiptar!

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 17:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme