Nora Taravari: Është e pabesueshme se sa shumë fuqi ka një popull

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 22:14

Nora Taravari: Është e pabesueshme se sa shumë fuqi ka një popull

Nora Taravarit në tubimin e fundit në Shkup u shpreh që këto ditë të paharrueshme, kanë qenë ashtu si them në spotin tim: plot tension, orë pa gjumë por ajo që nuk kisha parashikuar është: dëshira dhe forca e një populli!

“Faleminderit të gjithëve! Është e pabesueshme se sa shumë fuqi ka një popull! Ndryshimin e kam para meje. Jam rritur dhe edukuar nga prindër që më mësuan besimin tek Zoti dhe respektin për të gjithë! Me këto vlera qëndroj sot këtu para jush, për të ftuar më krenare se kurrë njeriun i cili i mbron dhe i lartëson më shumë virtytet e tolerancës dhe mundësive të barabarta, simbolin e Ndryshimit Arben Taravari”, tha zonja Taravari.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 22:14