VLEN: Fitues i votës shqiptare është Arben Taravari dhe koalicioni VLEN

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 07:53 Përditësuar

VLEN: Fitues i votës shqiptare është Arben Taravari dhe koalicioni VLEN

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emër të koalicionit VLEN ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për Arben Taravarin.
Kasami në fillim tha se ata janë fitues të votës shqiptare.
“BDI ka blerë vota e komuniteteve dhe shtresave të rrezikuara shoqërore. VLEN është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto rezultate nuk nxjerr deputetë shqiptarë. BDI me këto sjellje e humbi legjitimitetin politik të flas në emër të shqiptarëve. Prandaj më 8 maj ne do të fitojmë” deklaroi Kasami, duke shtuar se do ta përmbysin rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
Kasami tha se edhe ky rezultat po të përkthehet në numër të deputetëve është diferencë e vogël dhe me angazhimin e madh ata do ta kthejnë rezultatin.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2024 07:53 Përditësuar