Flaka Dossier Epstein – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 14

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2026 11:20 Përditësuar

Flaka Dossier Epstein – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 14

OKB: Rasti Epstein – ndërmarrjeje kriminale globale, krime të mundshme kundër njerëzimit

Miliona dokumente që lidhen me autorin e dënuar të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein, tregojnë ekzistencën e një “ndërmarrjeje kriminale globale”, elementët individualë të së cilës mund të arrijnë pragun ligjor të krimeve kundër njerëzimit, njoftoi sot një grup ekspertësh të pavarur të emëruar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara.

Ekspertët thonë se krimet e përshkruara në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara u kryen në kontekstin e besimeve supremaciste, racizmit, korrupsionit dhe mizogjinisë ekstreme, dhe se ato tregojnë komercializimin dhe dehumanizimin e grave dhe vajzave, raporton Reuters.

“Shkalla, natyra, karakteri sistemik dhe shtrirja transnacionale e këtyre krimeve kundër grave dhe vajzave janë aq serioze sa disa prej tyre mund të përmbushin pragun ligjor të krimeve kundër njerëzimit”, thanë ekspertët në një deklaratë.

Ata vlerësuan se akuzat e paraqitura në dosjet e publikuara kërkojnë një hetim të pavarur, të plotë dhe të paanshëm, si dhe një shqyrtim të rrethanave që lejuan kryerjen e akteve të tilla kriminale gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Ekspertët e OKB-së shprehën shqetësimin e tyre për, siç thanë ata, “dështimet serioze në përmbushjen e procedurave dhe redaktimet joadekuate”, të cilat zbuluan informacione të ndjeshme rreth viktimave, pasi më shumë se 1,200 viktima janë identifikuar në dokumentet e publikuara deri më tani.

Mungesa e gatishmërisë për të publikuar plotësisht informacionin ose për të zgjeruar hetimet i ka lënë shumë të mbijetuar të ndihen të ritraumatizuar dhe atë që ata e përshkruajnë si mashtrim institucional”, thuhet në deklaratë.

Më 30 janar, Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi më shumë se 3.5 milion faqe dokumentesh, rreth 2,000 video dhe 180,000 fotografi si pjesë e serisë më të fundit dhe më të gjerë të materialeve që lidhen me çështjen Epstein.

Në vitin 2019, Jeffrey Epstein u akuzua në gjykatën federale në Manhattan për trafikim të të miturve me qëllim shfrytëzimin seksual.

Epstein u gjet i varur në qelinë e tij ndërsa priste gjyqin, dhe vdekja e tij u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje.

22
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2026 11:20 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?