20-vjeçari nga Zhelina ndalohet duke drejtuar kamion pa patentë, policia sekuestron automjetin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2026 20:04

20-vjeçari nga Zhelina ndalohet duke drejtuar kamion pa patentë, policia sekuestron automjetin

Një 20-vjeçar nga fshati Novo Sellë i Komunës së Zhelinës është ndaluar nga policia pasi është konstatuar se drejtonte një automjet ngarkues pa poseduar patentë shoferi.

Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik 2026, rreth orës 16:20, në rrugën rajonale Leshkë–Zhelinë, afër fshatit Zhilçë, ku zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Jegunoc kanë ndaluar automjetin tip “MAN” me targa të Tetovës.

Pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se R.P. (20) e drejtonte automjetin pa dhënë provimin për patentë shofer, duke shkelur rregullat e trafikut rrugor.

Me urdhër të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresa përkatëse në organet kompetente.

Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2026 20:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?